D+: Të ketë më shumë kandidate femra për kryetar të komunave

Kosova

D+: Të ketë më shumë kandidate femra për kryetar të komunave

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 17:52
Demokracia Plus

Demokracia Plus u ka bërë thirrje partive politike që të rrisin numrin e grave të nominuara si kandidate për kryetar të komunave dhe kuvendeve komunale për zgjedhjet e 22 tetorit.

Në zgjedhjet komunale të vitit 2009, vetëm 11 nga 205, ose 5 për qind, kandidatë për kryetar të komunave kanë qenë gra, ndërsa ky numër në zgjedhjet komunale të 2013 është zvogëluar në 4 për qind, pasi vetëm 9 nga 224 kandidatë për kryetar komunash i kanë takuar gjinisë femërore.

Demokracia Plus, po ashtu, u bën thirrje partive politike që përveç vendosjes së më shumë grave në listat e kandidatëve, të angazhohen në mënyrë afatgjatë për promovimin e grave në politikë, krijimi i ambientit për promovimin e gruas në parti përmes ndryshimeve të statuteve partiake, auditmit gjinor, si dhe promovimin dhe edukimin e vazhdueshëm të grave dhe ngritjen e kapacitetit të grave në lidership.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat