Xhafer Tahiri kandidati i LDK-së në Vushtrri: Më 22 tetor vendosni për ndryshim

Kosova

Xhafer Tahiri kandidati i LDK-së në Vushtrri: Më 22 tetor vendosni për ndryshim

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 19:02
Xhafer Tahirin

LDK ka kandiduar Xhafer Tahirin në garën për kryetar të Komunës së Vushtrrisë.

“E kam pranuar këtë sfidë si nderim për mua nga qyteti im i lindjes! Tërë jetën time jam përgatitur duke u shkolluar në universitete në Evropë dhe SHBA që në një ditë si kjo të jap kontributin tim për përparimin tonë si komb e si shtet!”.

“Tanimë u bë shumë kohë që pushteti komunal i udhëhequr nga PDK, ka punuar për pasurimin e vetëm disa individëve, në dëm të mirëqenies së shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë. Kjo duhet të përfundoj më 22 tetor! Jeni Ju, që me votën tuaj me 22 tetor do të vendosni për ndryshimin që do të ndodhë në Vushtrri”, ka thënë Tahiri në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Tahirit:

“Të dashur miq, familjar, bashkëqytetarë të Vushtrrisë!

Kryesia e Degës së LDK-së në Vushtrri më ka propozuar si kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë. Ky propozim sot është aprovuar nga Kryesia e LDK-së!

E kam pranuar këtë sfidë si nderim për mua nga qyteti im i lindjes! Tërë jetën time jam pergatitur duke u shkolluar ne universitete ne Evropë dhe SHBA që ne nje dite si kjo te jap kontributin tim per përparimin tonë si komb e si shtet!
Si Kryetar i juaji do të angazhohem për qeverisje transparente, zbatim te ligjit e krijim te mundesive te barabarta per te gjithe qytetaret e Vushtrrisë.

Te dashur vushtrrias,

Tanime u bë shumë kohë që pushteti komunal i udhehequr nga PDK, ka punuar për pasurimin e vetëm disa individëve, ne dëm te mirëqenies se shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë. Kjo duhet te perfundoj me 22 tetor! Jeni Ju, që me votën tuaj me 22 tetor do të vendosni për ndryshimin qe do te ndodhë në Vushtrri!
Ne ditet ne vijim do te bashkebisedojme me cdo qytetar, me cdo familje, me te rinje e te reja, per programin tone per transformimin e Vushtrrise ne nje qytet modern, por qe ruan traditat identitare!
Ne kete rrugetim, idete i kam te qarta, planin qeverises po ashtu, por kam nevoje edhe per mendimin, kontributin e ndihmen e secilit prej jush qe ta konkretizojme kete vizion per qytetin tonë. Jam i hapur per cdo ide nga secili prej jush qe ndihmon ne ndryshimin e madhë ne Vushtrri!
Zoti na ndihmoftë!

Me respekt,

Xhafer Tahiri”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat