Zef Morina telegram ngushëllimi familjes Rexhepi

Kosova

Zef Morina telegram ngushëllimi familjes Rexhepi

Nga: B.S Më: 21 gusht 2017 Në ora: 23:26
Zef Morina

Nënkryetari i PSHDK-së, Zef Morina, ka ngushëlluar familjen Rexhepi, pas vekjdes së ish kryeminsitrti të Kosovës, Bajram Rexhepi.

“E nderuara familje Rexhepi Me pikëllim të thellë muarëm lajmin për ndarjen nga jeta të kryeministrit të parë të Kosovë së lire, dr Bajram Rexhepi. Ishte një ndër veprimtarët më të devotshëm të Kosoves, Kryeministër i vërtetë. Punuam së bashku në Qeverinë e Kosovës në momentet më të rëndësishme të vendit. Jam krenar që isha ministër në Qeverinë që udhehoqi kryeministri Bajram Rexhepi. Me aftësinë e tijë intelektuale, dha kontribut të veqantë në ngritjen e institucioneve të shtetit të Kosovës. Ishte i pa lodhshëm, patriot dhe vizionar.  Ju familje e nderuar e kryeministrit Rexhepi ,të jeni krenar për njeriun dhe itelektualin që i dhat Kosovës , i cili punoi tërë jetë e tijë , për të quar në vend amanetin e brezave që u flijuan për Kosovën e pavarur. I përhershëm kujtimi per të.  Pushoftë në paqe.”, thuhet në mesazhin e Morinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat