Visar Korenica, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Rahovecit

Kosova

Visar Korenica, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Rahovecit

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 15:03
Visar Korenica

Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Visar Korenicën kandidat për kryetar të komunës së Rahovecit, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Korenica me këtë rast tha se që nga paslufta komuna e Rahovecit ka mbetur një nga komunat të lëna pas dore, si pasojë e keqqeverisjes, keqmenaxhimit dhe mos transparencës ndaj qytetarëve të komunës së Rahovecit.

“Ju jeni qytetarët më punëtorë në Kosovë dhe ju meritoni më mirë. Por, ndryshimet e mëdha dhe punët e mëdha bëhen vetëm bashkë dhe #MeZemër. 22 tetori përfaqëson datën e ndryshimit të madh për Rahovecin tonë  dhe fillimin e një periudhe të re të ndritur, ku vet ju qytetarët do të udhëhiqni proceset dhe unë do të jem vetëm në shërbimin tuaj, në kontakt të përditshëm”, tha ai.

Ai tha se ka pezulluar të gjitha aktivitetet tjera, përfshirë edhe ato në organizatën Iniciativa Pozitive.

“Vetëm bashkë – të rinjtë, gratë sipërmarrëse, familjet e dëshmorëve dhe martirëve, vreshtarët, pensionistët, mërgimtarët dhe të gjitha shtresat tjera – vetëm bashkë mund ta bëjmë ndryshimin e madh për Rahovecin tonë. Pres që të bashkoheni të gjithë, #MeZemër për ndryshimin e madh, për Rahovecin tonë!”, tha ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat