Drejtori i Shëndetësisë punësohet në Spitalin e Vushtrrisë

Kosova

Drejtori i Shëndetësisë punësohet në Spitalin e Vushtrrisë

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 11:00
Abdullah Klinaku

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Abdullah Klinaku pak kohë para se t'i kalojë mandati i drejtorit është punësuar në spitalin e këtij qyteti "Sheikh Zayed’’

Punësimi i Klinakut në këtë pozitë është bërë dy muaj para se kabinetit të Bajram Mulakut t’i kaloj[ mandati qeverisës.

Klinaku për kallxo ka pranuar se është punësuar, por sipas tij kjo ka ndodhur pasi ai është tërhequr nga Drejtoria e Shëndetësisë. ‘Jam zgjedhur me konkurs të rregullt, nuk ka ndonjë parregullsi, arsyet e ndërrimit të pozitës janë personale’’, tha Klinaku.

Në Raportin Zyrtar të Inspektoratit të Punës thuhet se Klinaku ishte kandidati me më së shumti pikë dhe notë  mesatare 9.64.

‘’Inspektorati i Punës konstaton se përzgjedhja e Abdullah Klinakut është e drejtë dhe në pajtim me infrastrukturën ligjore”, thuhet në raport.

Kalimi nga pozita politike në pozitë të shërbyesit civil është komentuar edhe nga zyrtarët e opozitës.

Besim Muzaqi, zyrtar i Vetëvendosjes, në këtë komunë e ka quajtur proces “rehatimi” punësimin e Klinakut.

“Drejtorët e disa drejtorive tashmë janë ‘rehatu’ nga pozitat politike në pozita publike me kontrata të përhershme”, tha Muzaqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat