Rreban Pepshi dënohet me pesë muaj burgim për vjedhje të kabllos elektrike

Kosova

Rreban Pepshi dënohet me pesë muaj burgim për vjedhje të kabllos elektrike

Nga: Adem Lushaj Më: 24 gusht 2017 Në ora: 15:30
Gjykata në Junik

Rreban Pepshi nga Juniku, është dënuar me 5 (pesë) muaj burgim, pasi që akuzohej nga Prokuroria e shtetit për vjedhje, e që sipas nenit 325 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, paraqet vepër penale. Ky vendim është marrë në seancën gjyqësore të mbajtur në Gjykatën e Deçanit, nga gjyqtari Sulltan Dobraj, bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Pejës, e përfaqësuar nga prokurori Muharrem Bajraktari.

Në Aktakuzën e Prokurorisë së shtetit, Pepshi akuzohet se me datën 15.02.2015, me qëllim të përfitimit të paligjshëm, në njërin nga shtëpitë e pa banuara në Junik, rreth orës 23, kanë marrë kabllo elektrike e cila ishte e vendosur në fyshtat e murit, ashtu që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkatësisht nenit 325, paraqet vepër penale. Gjyqtari Dobraj, pasi kishte bërë administrimin e provave të prezantuara nga Prokuroria e shtetit dhe deklarata e të pandehurit, ka dënuar Pepshin me 5 (pesë) muaj burgim dhe 500 euro gjobë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat