Drenori: Operatorët privat ekonomik sillen si ‘mbretër’ në Drenas, lënë mbi varre shtyllat me tel e gjemba

Kosova

Drenori: Operatorët privat ekonomik sillen si ‘mbretër’ në Drenas, lënë mbi varre shtyllat me tel e gjemba

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 23:19
Xhavit Drenori

Kandidati për kryetar Drenasi nga “Iniciativa për Drenasin”, Xhavit Drenori, shkruan se operatorët privat ekonomik që marrin punë nga komuna e Drenasit sillen si “mbretër” gjatë realizimit të projekteve në teren, transmeton Periskopi.

Në rrjetin social “Facebook” ai ka publikuar fotografi nga një rast konkret që ka ndodhur në disa fshatra të kësaj komune, ku shihen shtylla me tel e gjemba që janë hedhur nga operatorët mbi varreza.

Drenori e quan të ‘ulët’ e ‘poshtëruese’ gjendjen në terren që e inspektoi sot me një nga bashkëpunëtorët e tij, Gentrit Gërguri.

Image

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Operatorët privat ekonomik që marrin punë nga komuna e Drenasit sillen si “mbretër” gjatë realizimit të projekteve në teren.

Sado që punimet gjatë realizimit mbikqyren nga komisione me zyrtarë komunal (që paguhen nga taksat tona), prap se prap opeartorë të caktuar punët i bëjnë shkel e shko, madje në rastin tonë konkret tek varrezat e fshatrave Zabel i Ulët dhe Korroticë e Ulët (rruga Korrotice e Ulët-Shtrubullovë) duke prekur thellë në ndjenjat e familjarëve, të dashurit e të cilëve pushojnë në këto varreza.

E ulët dhe poshtruese ishte gjendja që pamë me bashkpunëtorin tim Gentrit Gërguri të këto varreza. Shtylla me tel me gjemba të hedhura mbi varreza.

A thua si do të ndiheshin zyrtarët komunal në komisionin mbikqyrës të këtij projekti, sikur një veprim i tillë do të ndodhte në varrezat e familjarëve të tyre.

Thjeshtë TURP!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat