“Maniakët e Leximit” në ndihmë të fëmijëve në nevojë

Kosova

“Maniakët e Leximit” në ndihmë të fëmijëve në nevojë

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 13:58
Vullnetarët e grupeve janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu", për të grumbulluar çanta, libra, lapsa dhe mjete tjera shkollore, aksion ky i cili do të përmbyllet sonte në ora 19.00.

Maniakë t'Leximit në bashkëpunim me organizatat e bamirësisë “Nëna dhe fëmijë të lumtur” dhe “NDI”, si dhe American Corner of Kosovo kanë organizuar sot një aksion humanitar për të ndihmuar fëmijët e familjeve në nevojë për vitin e ri shkollor.

Vullnetarët e grupeve janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu", për të grumbulluar çanta, libra, lapsa dhe mjete tjera shkollore, aksion ky i cili do të përmbyllet sonte në ora 19.00.

Shkurta Januzi, anëtare e grupit “Maniakë të Leximit”, njëherësh bashkë organizatore e kësaj iniciative, tha për KosovaPress, se ky është një aktivitete bamirësie në të cilin po grumbullohen mjete shkollore për fëmijët në nevojë.

Januzi: Ne besojmë që të gjithë kemi të drejtë në edukim

“Qëllimi i aktiviteti të sotëm është që ne të mbledhim materiale shkollore, siç janë çantat, librat, fletore, lapsa kimikë, në mënyre që të mundemi t’iu ofrojmë fëmijëve të familjeve në nevojë një fillim te vitit shkollor sa më të mirë. Ne besojmë që të gjithë kemi të drejtë në edukim, shkollim dhe kushtet sociale të familjes ku kemi lindur dhe jemi rritur, nuk duhet të na privojnë nga kjo e drejtë themelore”, tha Januzi.

Januzi po ashtu tha se edhe më herët kanë pas aktivitete të tilla bamirësie, dhe se nuk do të ndalen me kaq.

Ndryshe, organizatorët dhe vullnetarët e këtij aktiviteti bamirës u bëjnë thirrje të gjithë atyre që duan të jenë pjesë e aksionit, që të kontribuojnë duke sjellë çanta krahu, çanta të vogla për lapsa, fletore, lapsa, kimik, ngjyra, vizore, etj. 

Ata thonë se çantat e krahut, librat dhe çantat e lapsave mund të jenë të përdorura, por jo të dëmtuara, apo të papastra.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat