Vdes shefi i sektorit të gjendjes civile në Kllokot - Bota Sot
Vdes shefi i sektorit të gjendjes civile në Kllokot

Kosova

Vdes shefi i sektorit të gjendjes civile në Kllokot

Nga: Aziz Zuka Më: 25 gusht 2017 Në ora: 16:27
Sadik Azemi

Pas një smundje të shkurtër dhe të rëndë,  dje në moshën 54 vjeqare  në fshatin Mogillë të komunës së Kllokotit, vdiq dhe u varros Sadik Azemi, përgjegjës i Sektorit të gjendjes civile në komunën e Kllokotit. Varrimi i tij u bë me nderime në varrezat e fshatit Mogillë, ku lamtumirën e fundit i dhanë familjaret, miqët, shoket dhe kolegët e punës ku punoi që nga themelimi i komunës së Kllokotit para 7 vitesh. Vdekja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjaret dhe më të dashurit e tij, por edhe miqët dhe koleget e tij të punës.

Edhe mua si ish koleg i punës, ndarja nga jeta dhe shkuarja në amshim më ka goditur rëndë, për çka përmes këtyre rreshtave të këtij teksti, desha ta falenderoj për tërë punën dhe angazhimin e tij në vendin e punës si shef i sektorit të gjendjës civile ku që nga themelimi i kësaj komune u përpoq me mish e me shpirt t'u dalë në ndihmë dhe të jetë në sherbim të qytetarëve të kësaj komune. Sadik Azemi, jurist me profesion, ka qenë një bashkëpunëtor shembullor dhe një njeri që gjithmone në rend të parë ka patur punën  në vendin ku punoi dhe kishte sjellje të mrekullueshme për më shumë se 7 vjet.

Familjes Azemi i shprehi ngushllimet e thella me rstin e vdekjes se babait,bashkeshortit,vllait të tyre të qmuar. Në të njejten kohë i porosise që të jenë krenar që paten një njeri si Sadiku që vështirë është të gjenden fjalë për ta përkufizuar  personalitetin e tij të një burri si ai..Sadiku ishte dhe do të mbetet gjithnjë në kujtim  si një personalitet i mrekullueshëm  por që ja u nda nga jeta kur më së shumti i duhej familjes por edhe shoqërisë. Familjes i shprehi ngushllimet e thella dhe të perzemerta si nje koleg dhe bashkepunetor i tij. I qoft i lehte dheu i Kosoves. Kujtimi për të do të jet i perjetshem. Pushoft në Paqe dhe përjetësi. Qoft i pavdekshem kujtimi për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat