Fjala mbështet Bekim Jasharin për kryetar të Skenderajt

Kosova

Fjala mbështet Bekim Jasharin për kryetar të Skenderajt

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 10:54
Partia Fjala

Partia Fjala ka deklaruar se mbështet Bekim Jasharin për kryetar të Komunës së Drenasit.

Komunikata e plotë:

Përmes kësaj komunikate Berat Dajaku kryetar i degës së FJALËS, shpreh mbështetjen në emër të degës së FJALËS në Skenderaj për kandidatin për Kryetar të Komunës së Skenderajit, Bekim Jasharin, anëtarin e familjes heroike Jashari.

Kemi nderin dhe kënaqësinë që një anëtar nga familja e Komandantit tonë Legjendar Adem Jashari të udhëheqë me Komunën tonë në katër vitet e ardhshme, po ashtu kërkoj nga qytetarët e komunës tonë ti japin mbështetjen e pa rezervë Kandidatit për Kryetar të Skenderajit Bekim Jashari.

Përndryshe, FJALA në Skenderaj kandidon në këto zgjedhje lokale me listën e kandidatëve për asamble konunale.
Kësaj liste do ti prijë kryetari i degës së FJALËS, Berat Dajaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat