QKUK ka nevojë urgjente për 100 infermierë, kjo gjë po e pamundëson - Bota Sot
QKUK ka nevojë urgjente për 100 infermierë, kjo gjë po e pamundëson

Kosova

QKUK ka nevojë urgjente për 100 infermierë, kjo gjë po e pamundëson

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 17:26
ilustrim

Qendra Klinike Unviersitare e Kosovës ka njoftuar se ka nevojë urgjente për së paku 100 infermierë.

Në takimin e drejtorit të SHSKUK-së, Curr Gjocaj me drejtorët e klinikave dhe instituteve,  është paraqitur kërkesa për nevojën e një numri të infermierëve.

“Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj, sot ka mbajtur takim pune me drejtorët e klinikave, instituteve dhe shërbimeve të QKUK-së. Ai ka njoftuar drejtorët në lidhje me konkursin e realizuar së fundmi për pranimin e specialistëve të papunë, duke kërkuar nga drejtorët e klinikave që të bëjnë sistemimin e tyre sipas nevojës që kanë repartet e ndryshme në QKUK”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.

Duke u përgjigjur në shqetësimet e klinikave në lidhje me mungesën e infermierëve Gjocaj, shpjegoi se nevojat urgjente janë për 100 infermier/e, nevojat sipas kërkesave 200, 300 sipas standardeve të kërkuara, në total 600 infermier/e, por kjo sipas tij nuk po mund të ndodhë për shkak të kufizimeve buxhetore, edhe pse SHSKUK, ka përcjellë kërkesat tek gjitha ministritë kompetente dhe instancat tjera vendimmarrëse.

“Lidhur me aparaturat mjekësore, drejtori i përgjithshëm njoftoi se janë në pritje të realizimit të kërkesave mbi 50 milionë euro vetëm për QKUK, 65 milion për tërë SHSKUK, përfshirë edhe Spitalet e Përgjithshme. Ai njoftoi se muajin tjetër do vijë një ekip- mision ndërkombëtar për të bërë fizibilitetin e nevojave dhe për të parë nga afër gjendjen e pajisjeve. Ndërkohë, përmes donatorëve të ndryshëm apo kredive që pritet t’i gjej MSH dhe Qeveria pritet që ato të sigurohen viteve të ardhshme”, thuhet tutje.

Në takim, u kërkua nga klinikat që të jenë shumë efikase në konsultime specialistike dhe punë të tjera profesionale që janë obligim nga institucionet shëndetësore.

U ri kërkua që të respektohen të gjitha urdhëresat e punës dhe rregulloret e brendshme, të rritet disiplina dhe efikasiteti në punë.

Drejtori Gjocaj, njoftoi se së shpejti pritet të bëhet digjitalizimi i hyrje-daljeve në klinika, po ashtu rampave hyrëse, ku kjo do të ndihmoj edhe monitorimin orarit të punës.
Drejtori i klinikës së Onkologjisë, kërkoi që të shihet mundësia e funksionalizimit 24-orë në Institutin e Onkologjisë.

Në përgjigje të kërkesës së tij, drejtori Gjocaj, shpjegoi se është pro kësaj kërkese, mirëpo në mungesë të stafit të mesëm për momentin nuk mund të ndodhë kjo, edhe pse staf të mjekëve specialistë ka në diskonim kjo klinikë.

Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Klinikës Infektive, shprehen shqetësimin se shumë raste pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, sillen nga klinikat private në QKUK, pa u kompensuar fare klinikat edhe pse puna kryhet në mënyrë profesionale.

Drejtori i Klinikës Emergjente, kërkoi të formohen grupe punues dhe të planifikohet stafi dhe pajisjet e nevojshme diagnostiko për objektin e ri të emergjencës i cili është në ndotim e sipër.

Në takim u dikutua edhe për projektet e reja që janë në proces të realizimit, si objekti i ri Ortopedisë dhe vendimi i Gjykatës në lidhje me barasvlerësimin e specializimeve, për të cilin drejtori Gjocaj tha se i ka shkruar Ministrisë së Shëndetësisë .

Në takim u diskutuan edhe shumë çështje të tjera që ndërlidhen me punën profesionale dhe menaxheriale të klinikave, instituteve dhe shërbimeve të QKUK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat