Në Podujevë kërkohet prani më e madhe e Policisë së Kosovës

Kosova

Në Podujevë kërkohet prani më e madhe e Policisë së Kosovës

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 21:09
Ilustrim

Pavarësisht që e vlerësojnë pozitivisht punën e Policisë, qytetarët e Podujevës kërkojnë që ata të jenë më të pranishëm ne qytet.

Për punën e policisë në këtë komunë është realizuar një sondazh me qytetarët, e kjo është mirëpritur nga zyrtarët e policisë.

Në bazë të tij 71.9% e qytetarëve kanë dhëne përgjigje pozitive për Policinë në këtë qytet, ndërsa 15% kanë dhënë përgjigje negative, kurse 13.1% e respondentëve, Policinë e kanë vlerësuar me shumë mirë.

Sondazhi është bërë nga Ekipi veprues për Siguri në bashkësi  dhe OJQ RB. 

Zyrtarët e Policisë në këtë qytet thonë se ky sondazh do ta ndihmojë shumë në punën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat