Moti në Kosovë, mos i harroni çadrat!

Kosova

Moti në Kosovë, mos i harroni çadrat!

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 07:28
ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot mbi vendin tonë do të ketë destabilizim të përkohshëm të motit i cili mund të përcillet me reshje të karakterit lokal.

Sipas IHMK-së, reshjet në disa vende mund të fillojnë edhe të hënën gjatë natës.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-33 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat