Kandidati i VV-së në Podujevë “e kap mat” Agim Veliun – me veturë zyrtare në kufirin Kosovë-Shqipëri

Kosova

Kandidati i VV-së në Podujevë “e kap mat” Agim Veliun – me veturë zyrtare në kufirin Kosovë-Shqipëri

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 23:00
Foto arkiv - Ajet Potera

Dy fotografi ka postuar sot në rrjetin social Facebook Ajet Potera, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës.

Në këto fotografi shihet vetura zyrtare e kryetarit të komunës, Agim Veliut, duke hyrë në territorin e Kosovës nga Shqipëria.

Potera, i cili do ta ketë kundërkandidat nga LDK-ja kryetarin aktual të Komunës së Podujevës, ka thënë se të martën Agim Veliu është parë me veturë zyrtare në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Podujevës ka thënë se “dëshiron të besojë që kryetari i Komunës së Podujevës është në udhëtim zyrtar”, përndryshe, siç ka thënë ai, “është keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

“Në ditë të punës me 29.08.2017 me veturë zyrtare në ora 18:30 në kufirin Kosovë – Shqipëri !
Po duam të besojmë se Kryetari i Komunës së Podujevës është në udhëtim zyrtar, për të mirën e qytetarëve Llapjanë, për ndryshe është keqpërdorim i pozitës dhe veturës zyrtare?”, ka shkruar Potera.

Ajet Potera u bashkua me Lëvizjen Vetëvendosje gjatë këtij viti, derisa u kandidua për kryetar të Podujevës pasi mori besimin e degës së partisë në këtë komunë.

Image
Fotografia e publikuar
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat