Përfundon pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore

Kosova

Përfundon pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 13:51
Ilustrim

Tashmë ka përfunduar pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore (afati i gushtit) për katër mijë maturantët sa i janë nënshtruar gjithësej këtij provimi. KMSh ka vlerësuar se i tërë procesi i organizimit dhe administrimit është përmbyllur me sukses.

“Provimi është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues.

Sipas KShM-së, edhe pjesa e dytë e Provimi të Maturës (afati i gushtit) ka shkuar konform rregullave ligjore, duke bërë që procesi të zhvillohet pa ndonjë problem dhe çdo gjë të shkojë sipas planifikimeve”- thuhet ndër të tjera në komunikatën drejtuar mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat