Kriza politike vë “në gjumë” linjat e trenave

Kosova

Kriza politike vë “në gjumë” linjat e trenave

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Në Kosovë nga fillimi i këtij muaji janë ndërprerë për qarkullimi të gjithë trenat në linjën e Pejës dhe atë të Hanit të Elezit.

Ndërprerja e këtyre linjave është bërë për shkak, siç, thuhet mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës.

Sipas autoriteteve hekurudhore, që nga ndarja e hekurudhave të Kosovës në vitin 2011, vlera e mjeteve prej 1.8 milion euro në vit nuk janë mbuluar nga ana e Qeverisë. Nga kjo periudhë, shtator 2011, janë rreth 5 milionë euro shpenzime të cilat ndërmarrja i ka mbuluar nga buxheti i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat