AKR uron Kurban Bajramin

Kosova

AKR uron Kurban Bajramin

Nga: B.S Më: 31 gusht 2017 Në ora: 15:45
Behgjet Pacolli

Në prag të festës së Kurban Bajramit, Aleanca Kosova e Re, përmes një komunikate për media, i shpreh urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të besimit Islam, duke shpresuar se kjo festë e cila simbolizon solidaritet, mirëkuptim dhe kujdes ndaj njëri tjetrit, të ju sjellë lumturi dhe begati për të gjithë.

"Festat si kjo, na rikujtojnë se duhet të bëhëmi më solidarë me ata që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe më tolerantë ndaj diversiteteve. Le t’i kultivojmë këto vlera të shoqërisë sonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën. Madhështia e festave si kjo, qëndron pikërisht tek solidariteti dhe ndihma ndaj të tjerëve. Me fat Festën e Kurban Bajramit!", thuhet në urinin e AKR-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat