Nisma dënon sulmin ndaj bartësit të listës në Skenderaj

Kosova

Nisma dënon sulmin ndaj bartësit të listës në Skenderaj

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 16:12
Nisma për Kosovën

Nisma për Kosovën e dënon sulmin e djeshëm ndaj bartësit të listës Beqir Veliut në Skenderaj për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në këtë rast, Nisma kërkon nga organet e rendit e të drejtësisë të ndriçojnë rastin dhe motivin e konfliktit dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

"Ne i ftojmë të gjitha palët, që zgjedhjeve t’ua dhënë atmosferën e konkurrencës lojale të demokracisë.

Mbesim me shpresë që organet përkatëse do t’i kryejnë përgjegjësit e tyre konform ligjeve në fuqi", thuhet në deklaratë të Nismës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat