VV ua uron besimtarëve myslimanë Bajramin

Kosova

VV ua uron besimtarëve myslimanë Bajramin

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 23:06
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ua ka uruar besimtarëve myslimanë Festën e Kurban Bajramit, duke vlerësuar se kjo festë simbolizon sakrificën dhe solidaritetin, jep mesazh për mbarë njerëzimin që asnjëherë të mos heqim dorë nga idealet dhe përherë t'i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, veçanërisht nevojtarëve.

Urimi i VV-së:

ME FAT KURBAN BAJRAMI!

Lëvizja VETËVENDOSJE! uron gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Kjo festë që simbolizon sakrificën dhe solidaritetin, jep mesazh për mbarë njerëzimin që asnjëherë të mos heqim dorë nga idealet dhe përherë t'i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, veçanërisht nevojtarëve.

Duke qenë bashkë në rrugëtimin për drejtësi e barazi, me gjithë sakrificat që lypsen, është e vetmja mundësi që të arrihen këto ideale. Duke qenë të përkushtuar dhe duke u përkujdesur për njëri-tjetrin, shoqëria do ta ketë me të lehtë përballjen me vështirësitë që i hasim në këtë rrugëtim.

Urojmë për shëndet, mbarësi e çdo të mirë për secilin! Gëzuar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat