Përgatituni: Prapë ndryshim drastik i motit

Kosova

Përgatituni: Prapë ndryshim drastik i motit

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 09:38
Ilustrim

Një valë e të nxehtit nga Afrika veriore që po depërton mbi rajonin tonë, do të sjell mot më të ngrohtë dhe kryesisht me diell deri ditën e shtunë.

Ndërkohë nga Atlantiku një turbullirë pritet të kaloj mbi rajonin tonë gjatë ditës së diel, që do të sjellë kushte për reshje lokale shiu me bubullima.

Deri të shtunën do të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell, e gjatë ditës së premte do të ketë edhe vranësira kalimtare.

Të dielën, pritet ndryshim i motit, me vranësira dhe mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima në orët e pasdites dhe mbrëmje. Reshjet pritet të vazhdojnë edhe të hënën paradite.

Temperaturat e ajrit, deri ditën e shtunë do të jenë në rritje graduale mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga 12C deri në 16C, e maksimale nga 30C deri në 32C. Nga dita e diel, maksimalet do të pësojnë rënie në 27C deri në 24C, ditën e hënë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 1-9m/s. Shtypja atmosferike deri në fundjavë pritet të zbres nën vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat