Moti sot dhe nesër

Kosova

Moti sot dhe nesër

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 13:11
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditë së diele vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 22-32 gradë Celsius.

“Në viset malore do të ketë kushte tjera meteorologjike duke bërë që zhiva në termometër të lëvizë ndërmjet 9-24 gradë Celsius. Të shtunën do të regjistrohen temperaturat maksimale deri 32 gradë Celsius ,derisa të dielën maksimalet do të ulën për 10 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi mbi 10m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat