Thaçi uron fillimin e vitit të ri shkollor

Kosova

Thaçi uron fillimin e vitit të ri shkollor

Nga: A.M. Më: 3 shtator 2017 Në ora: 17:34
Presidenti i vendit Hashim Thaçi me disa nxenes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

Thaçi ka thënë se në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura, me të cilat siç thotë ai do të krenohemi si shtet dhe shoqëri.

Postimi i plotë:

Nesër, në shkollat e Kosovës hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2017/2018.

Për shumë nxënës, nesër fillon një rrugëtim i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen e tyre, të familjes, por edhe të shtetit të Kosovës.

Arsimi dhe aftësimi profesional asnjëherë nuk ka qenë më i rëndësishëm sesa sot.

Prandaj, është obligim i të gjithëve: shtetit, shkollave, mësimdhënësve, prindërve që nxënësit tanë të bëhen pjesë e konkurrencës së dijes, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe pjesë e mobilitetit social në Evropë dhe botë.

Jam i bindur se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shtet dhe shoqëri.

Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës. HT

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat