U përkujtuan dëshmorët dhe martirët e fshatit Dejnë

Kosova

U përkujtuan dëshmorët dhe martirët e fshatit Dejnë

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 12:42
Deshmoret dhe martiret

Në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit u përkujtuan dëshmoret Arben Bytyqi, Ramiz Krasniqi, Bekim Bytyqi, Qemajl Bytyqi, Xhevdet Krasniqi, Milaim Morina dhe Martirët: Driton Hoti, Sevdije Hoti, Minkadise Bytyqi, Leonora Bytyqi, Shpresa Bytyqi, Gani Morina dhe Muhamet Hoti.

Në shenjë respekti për jetën dhe veprën e të rënëve të fshatit Dejnë, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtor, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve sot kanë bërë homazhe pranë lapidareve dhe kanë vënë buqetë lulesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat