Lladrovci dhuron 300 çanta shkollore për fëmijët në nevojë

Kosova

Lladrovci dhuron 300 çanta shkollore për fëmijët në nevojë

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 16:25
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përshëndetur për fillim të mbarë vitin e ri shkollor 2017-2018.

Me këtë rast, komuna ka mbështetur bashkëpunimin me kompanitë ”Ferronikeli” dhe ”Al-trade”, duke dhuruar për nxënësit në nevojë rreth 300 çanta me pajisje shkollore.

Përfitues të këtyre çantave shkollore, janë fëmijët jetim dhe ata me kushte të rënda ekonomike e sociale, ndërsa përzgjedhjen e tyre e kanë bërë kolektivi i shkollave.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor dhe ka falënderuar ndërmarrjen e Ferronikelit dhe Al-Trade për donacionin e këtyre çantave, duke e zbutur sadopak gjendjen e ekonomive familjare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat