Imeraj: Kushtetuta e Kaçanikut, akti i parë me i lartë juridik i Kosovës

Kosova

Imeraj: Kushtetuta e Kaçanikut, akti i parë me i lartë juridik i Kosovës

Nga: Mr.Shkodran Imeraj Më: 7 shtator 2017 Në ora: 07:30
Shkodran Imeraj

Historiani Shkodran Imeraj, ka kujtuar 27 vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut. Ai në një shkrim të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut e, është akti i parë me i lartë juridik i Kosovës, i cili shprehu qartë vullnetin e popullit shqiptar të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran

Shkrimi i plotë i Imerajt:

Sot u mbushën plot 27 vjet që kur me 7 shtator të vitit 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në rrethana tepër të jashtëzakonshme në qytetin e Kaçanikut miratuan aktin me të lartë juridik të shtetësisë së Kosovës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës - Kushtetutën e Kaçanikut.

Kushtetuta e Kaçanikut e 7 shtatorit të vitit 1990, është akti i parë me i lartë juridik i Kosovës, i cili shprehu qartë vullnetin e popullit shqiptar të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.

Sot, në këtë përvjetor kujtoj gjithë ato delegate dhe ata delegatë të Kuvendit të Kosovës të cilët duke votuar Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit të vitit 1990 si akte të larta historike e patriotike, hynë në analet e historisë së Kosovës, si grat e burrat me të guximshëm të Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat