Shpallet konkursi për bursë të plotë për nxënësit e shkollave të mesme

Kosova

Shpallet konkursi për bursë të plotë për nxënësit e shkollave të mesme

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 12:38
Ilustrim

Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar (American Councils for International Education) shpallë konkursin për programin Kennedy-Lugar YES (Youth Exchange and Study) për bursë të plotë për në SHBA.

Programi YES, i financuar nga Departamenti Shtetëror Amerikan, Zyra për Arsim dhe Kulturë ofron bursë një vjeçare për nxënësit e klasave të 10-ta dhe të 11-ta, për ta vijuar një vit të shkollës së mesme në SHBA.

Nxënësit i kanë të mbuluara këto shpenzime:

-          Udhëtimin për në SH.B.A dhe anasjelltas;

-          Bursën mujore që u mundëson nxënësve të marrin pjesë në aktivitete sociale dhe të blejnë mjete personale të nevojshme;

-          Vendbanimin tek një familje nikoqire amerikane për një vit;

-          Regjistrimin në një shkollë të mesme amerikane;

-          Pjesëmarrjen në aktivitetet orientuese të programit;

-          Aktivitetet e programit të organizuara në komunitetet lokale amerikane;

-          Mbështetjen për ish-bursistët që të realizojnë projekte në

             komunitetin ku jetojnë;

-          Sigurimin mjekësor.

Kushtet për aplikim për bursën YES janë:

-  nxënësit duhet të jenë të regjistruar në klasë të 10-të apo të 11-të në vjeshtën e vitit 2017

-  të jenë banorë të përhershëm të Republikës së Kosovës

-  të kenë njohuri te mirëfillta te gjuhës angleze

- të jenë të përshtatshëm për t’u pajisur me vizë J-1

-  të jenë të lindur ndërmjet 1 janarit të vitit 2001 dhe 15 korrikut 2003

- Nxënësit me aftësi të kufizuara mund të jenë të cilësdo klasë të shkollës së mesme, të lindur ndërmjet 15 shkurt 2000 dhe 15 korrik 2003

Të gjithë nxënësit që i plotësojnë kushtet e lartpërmendura dhe janë të interesuar ta vijojnë një vit shkollor në SH.B.A, ftohen të aplikojnë në:

Prishtinë, e shtunë, 23 shtator, 2017, Kolegji FAMA, Rr.Gustav Mayer nr.7, 10 000 Prishtinë

Prizren, e hënë, 25 shtator, 2017, Kolegji FAMA, Rr.Tirana p.n., 20 000 Prizren

Kamenicë, e mërkurë, 27 shtator, 2017, Shkolla vokacionale “Andrea Durrsaku “, Rr.Skënderbeu

62 000 Kamenicë

Regjistrimi në të gjitha qendrat e testimit bëhet mes orës 9:00-12:00

Nxënësit në testim duhet të sjellin:

-një fotografi në formatin 3 x 4 cm

-certifikatën e lindjes, pasaportën, ose një dokument tjetër identifikimi - dhe një stilolaps

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat