Ministri shkarkon anëtarët e MASHT-it në bordin e UP-sëk

Kosova

Ministri shkarkon anëtarët e MASHT-it në bordin e UP-sëk

Më: 12 janar 2018 Në ora: 22:15
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha se ka shkarkuar katër anëtarët e MASHT-it në Bordin e UP-së.

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha për KALLXO.com se ka shkarkuar katër anëtarët e kësaj ministrie në Bordin e Universitetit të Prishtinës.

“Po, janë shkarku vetëm anëtarët e Bordit të UP-së që emërohen nga MASHT-i, ndërsa për anëtarë tjerë të emëruar nga universiteti vendosin ata”, tha ministri Shyqiri Bytyqi.

Ministria e Arsimit i kishte emëruar anëtarët e saj në Bordin e UP-së në shkurt të vitit 2016.

Anëtarë të këtij bordi nga MASHT-i ishin emëruar atëherë Ismet Salihu, Alajdin Abazi, Sigurd Hollinger dhe Ahmet Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat