Pacolli viziton shtabin kryesor të gardës kombëtare të Iowas - Bota Sot
Pacolli viziton shtabin kryesor të gardës kombëtare të Iowas

Kosova

Pacolli viziton shtabin kryesor të gardës kombëtare të Iowas

Më: 12 janar 2018 Në ora: 22:28
Pamje nga vizita

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli ka vizituar Shtabin kryesor të Gardës kombëtare të Iowas.

“Në përfundim të vizitës isha në Shtabin kryesor të Gardës kombëtare të Iowës për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen për Kosovën”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pacolli po ashtu ka takuar edhe kryetarët e komunave që tani janë të binjakëzuara me komunat e Kosovës (Gjakova, Peja, Vushtrria dhe së shpejti edhe Prishtina).

Postimi i plotë:

Vizitën në Iowa e përfundova me një takim më kryetarët e komunave që tani janë të binjakëzuara me komunat e Kosovës (Gjakova, Peja, Vushtrria dhe së shpejti edhe Prishtina). Dua të falënderoj stafin e konsullatës së Republikës së Kosovës , Konsullin gjeneral Xhavit Gashin, diplomaten Arbrije Shabani dhe asistenten administrative Rinora Jelliqi për punën fantastike në përgatitjen dhe realizimin e kësaj vizite. Dhjetëra takime dhe vizita ishin të përgatitura në mënyrë profesionale të cilat u realizuan me sukses. Definitivisht, puna e kësaj Konsullate duhet të shërbej si shembull i mirë, si duhet ti shërbehet atdheut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera