Veterani i gjallë gjen veten dëshmor në një libër për UÇK

Kosova

Veterani i gjallë gjen veten dëshmor në një libër për UÇK

Më: 13 janar 2018 Në ora: 21:09
Skënder Gjeli

Në disa rreshta të librit “Drenica djep i UÇK’së dhe Batalioni I”, Skënder Gjeli e pa edhe emrin e tij.

Ish-ushtari i UÇK’së në zonën e Drenicës u habit kur gjeti veten në të, jo pse nuk është meritor, por se për të ishte shkruar se ishte i vdekur.

Mirëpo edhe pse në libër u bë dëshmor, duke qenë gjallë, këtij hatri nuk i mbeti.

Hamdi Thaçi, autori i librit që u promovua javë më parë e që flet për batalionin e parë të Brigadës 114 Fehmi Lladrovci nuk po i përjashton gabimet teknike.

Por hatri i mbeti dikujt tjetër. Platon Bucolli që thotë se në libër nuk u përmendën aksionet e ushtarëve të UÇK’së në të cilat ka marrë pjesë edhe ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat