Ministrja Hoxha pret rezultate konkrete pas publikimit të Strategjisë për Zgjerim nga KE

Kosova

Ministrja Hoxha pret rezultate konkrete pas publikimit të Strategjisë për Zgjerim nga KE

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 12:28
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se Strategjia e Zgjerimit ka sjellë lajme pozitive për Kosovën.

Ajo tha se edhe Kosova është përmendur në kundër të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Strategjia e Zgjerimit obligon palët në dialog në këtë rast Kosovën dhe Serbinë për një marrëveshje juridikisht të obligueshme – kjo nënkupton rezultate konkretet në këtë drejtim”.

Këto komente Hoxha i ka bërë në konferencën ndërkombëtare “Një dekadë Pavarësi – Rruga Europiane e Kosovës”, e cila është duke u mbajtur për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat