Thaçi kërkoi më shumë investitorë japonez në Kosovë

Kosova

Thaçi kërkoi më shumë investitorë japonez në Kosovë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 21:54
Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin Parlamentar të Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin Parlamentar të Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii.

Presidenti Thaçi e falënderoi zëvendësministrin Horii për pjesëmarrje në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë, por edhe për mbështetjen e dhënë.

“Faleminderit për njohjen dhe për mbështetjen që na keni dhënë gjatë kësaj periudhe”, tha Thaçi dhe ka shtuar se marrëdhëniet shumë të mira bilaterale duhet t’i shtrijmë edhe në fushën e ekonomisë dhe ka kërkuar më shumë investitorë japonez në Kosovë.

Nga ana tjetër zëvendësministri Horii ka siguruar presidentin se Japonia do të jetë një mbështetëse e  Kosovës.

Në fund presidenti Thaçi falënderoi zëvendësministrin Horii, për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka dhënë për shëndetësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat