Haradinaj takohet me senatorin amerikan

Kosova

Haradinaj takohet me senatorin amerikan

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 16:07
Ramush Haradinaj,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim senatorin amerikan, Ron Johnson, i cili po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare.

Në takim, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, u bisedua për zhvillimet politike aktuale në vend, për mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në procesin e shtetndërtimit dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të sundimit të ligjit.

“Përkrahja e SHBA-ve është shumë e rëndësishme për ne. Kosova dhe populli i saj do të jetë përherë falënderues për ndihmën që SHBA-të dhe populli amerikan kanë dhënë në të gjitha periudhat”, tha kryeministri Haradinaj

Duke uruar Qeverinë dhe popullin e Kosovës për kremtimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë, senatori amerikan Ron Johnson, tha se SHBA-ja do të vazhdojë të jetë mbështetëse e fuqishme në zhvillimin ekonomik, demokratik dhe të konsolidimit të shtetndërtimit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat