Asociacioni, nuk do të pranohet asgjë që shkel Kushtetutën e Kosovës

Kosova

Asociacioni, nuk do të pranohet asgjë që shkel Kushtetutën e Kosovës

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 14:27
Komisioni

Shefi i ekipit teknik të Kosovës në bisedimet me Serbinë Avni Arifi ka raportuar sot para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme.

Ai tha se në takimin e radhës do të diskutohet për implementimin e marrëveshjeve.

Arifi ka kërkuar nga të gjitha partitë parlamentare të kenë nga një përfaqësues në mënyrë që të rritet transparenca.

Kryetarja e Komisionit Vjosa Osmani ka kërkuar të di rreth marrëveshjes për asociacionin dhe marrëveshjes për drejtësi.

Ajo ka kërkuar po ashtu nëse do të pranohen vendimet e institucioneve paralele të marra derisa nuk ka pasur funksionim të gjykatave në veri.

Ndërsa Arifi tha se sa i përket Asociacionit qëndrimi i tyre është krejtësisht në bazë të Kushtetutës dhe nuk do të pranojë asgjë që shkel Kushtetutën. Sipas tij marrëveshjet janë arritur për t’u implementuar.

Ndërsa duke folur për marrëveshjen për drejtësi, Arifi tha se nuk ka një marrëveshje të tillë që njeh vendimet e strukturave paralele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat