Qeveria i kërkon Kuvendit seancë urgjente për Demarkacionin

Kosova

Qeveria i kërkon Kuvendit seancë urgjente për Demarkacionin

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 17:59
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin, siç është thënë, të ndryshuar dhe plotësuar, për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Këtij projektligji i është shtuar edhe deklarata e dy presidentëve, të Kosovës dhe Malit të Zi, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq.

Pas miratimit të projektligjit nga ekzekutivi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se në emër të Qeverisë së vendit do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe për të votuar ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

“Ekziston një vullnet i madh që kjo të ndodhë sa më shpejt. Ka pasur kërkesa që kjo të ndodhë nesër. Për shkak të konsultimeve, që janë ende në vazhdim, në mes të grupeve parlamentare, të deputetëve, propozoj që kjo të ndodhë pasnesër, në orën 10. Edhe për këtë kemi bërë konsultime ndërinstitucionale që ta shtyjmë mbajtjen e seancës, jo nesër, por pasnesër. Shpresoj që pasnesër do të jemi unik dhe do ta kemi një përkrahje, po e quaj maksimale për këtë vendim kaq të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai ka shtuar se kërkesën për seancë do ta bëjë menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.

Për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nevojiten dy të tretat e votave të tërësishme të deputetëve të Kuvendit, pra, 80 nga 120 sosh. Vullnetin për ratifikim të kësaj marrëveshjeje e kanë shprehur partitë shqiptare në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. Lista Serbe, si partner i koalicionit qeverisës, ende nuk e ka bërë zyrtarisht të ditur qëndrimin e saj.

Kryeministri Haradinaj, më herët ka theksuar se në mbledhjen e Qeverisë kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarët nga Lista Serbe, por ai nuk ka sqaruar nëse ky partner i koalicionit është pajtuar të votojë pozitivisht për Marrëveshjen për demarkacionin.

“Kjo ishte shumë shenjë e mirë që ishin në takimin e Qeverisë. Zakonisht, për disa tema të ndjeshme, e keni vërejtur se kanë munguar. Ta shohim. Kemi kohë dhe nuk mund ta precizoj”, tha Haradinaj.

Lajmin e plotë mund ta lexoni duke klikar linkun tek Mediat Shqiptare KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat