A do të ik shiu bashkë me qershorin, tregon meteorologu i Kosovës

Kosova

A do të ik shiu bashkë me qershorin, tregon meteorologu i Kosovës

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Ndonëse jemi në stinën e verës, moti në Kosovë po i ngjanë stinës së vjeshtës. Shi e ftohet po mbretëron në gjithë territorin e Kosovës, por edhe në rajon.

Megjithëkëtë në rajon moti i lig shkaktoi dëme të mëdha dhe pati stuhi të ndryshme, duke shkaktuar edhe dëme të mëdha.

Mirëpo se a do të vazhdojë ky mot i lig edhe ditët në vazhdim? Besim Aliu, parashikues i motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës tha se prej nesër fillojnë temperaturat të kenë ngritje të lehta.

“Prej nesër fillojnë temperaturat të kenë ngritje të lehta. Reshje të shiut do të ketë edhe nesër, vende vende. Prej të dielës deri të enjten nuk priten reshje por ngritje temperaturash prej 27-29 gradë celsius”, tha ai.

Aliu tha se Kosova ia pa ‘sherrin’ motit të Sllovenisë prej nga edhe vendi po vazhdon të ketë mot të keq.

“Këto masa ajrore që i kemi tash kanë origjinë prej veriut që pasoja e saj u panë në Slloveni, në lartësi mbidetare bre 2541 metra ka pasur reshje bore prej 6 centimetrash, dhe ka pasur rënie të temperaturave në minus 1 gradë. Andaj, edhe ne jemi nën ndikimin e atyre masave jo të ashpra, por jo si në Slloveni, por më miqësore këtu”, tha me pas parashikuesi i motit.

Mirëpo muaji korrik, sipas Aliut, do të jetë me mot më të mirë, përkundër që të premten e ardhshme do të kemi sërish reshje.

“Këto ngritje të temperatura në 27-29 përnjëherë nga 16-17, siç i patëm këto ditë, do të thotë se do të ketë mot të mirë. Por, nga dita e premte e javës së ardhshme pritet përsëri reshje shiu, por jo edhe ulje të temperaturave”, tha më pas ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat