Ky është parashikimi i motit për pesë ditë

Kosova

Ky është parashikimi i motit për pesë ditë

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Sipas Institutit hidrometeorologjik të Kosovës gjatë ditëve në vazhdim do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluara dhe të dobëta shiu.

“Temperaturat do të jenë në ngritje gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, minimalet nga 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 23-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Më tutje, aty thuhet se shtypja atmosferike është mbi vlerat e normales, por gjatë javës do të pësoj rënie të lehta . Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet veriperëndimi, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri 9m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat