Mjerimi në QKUK, shtretërit mbështeten në tulla

Kosova

Mjerimi në QKUK, shtretërit mbështeten në tulla

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 18:40
QKUK

Edhe pse për shëndetësinë në Kosovë ndahen çdo vit miliona euro nga buxheti i shtetit dhe miliona të tjera vijnë si donacione nga vende të ndryshme mike, në klinika të ndryshme të QKUK-së ka mungesë të pajisjeve të nevojshme për shërbime kualitative.

Një qytetar ka dërguar një foto te “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, tregon për gjendjen jo të mirë të shtretërve në QKUK.

Fotoja që pretendohet të jetë bërë në Repartin e Neurologjisë, tregon si në njërin nga shtretërit ku është akomoduar një pacient, si këmbë të këtij shtrati janë vendosur disa tulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat