Vizat, rinia e Kosovës padrejtësisht e privuar nga lëvizja e lirë

Kosova

Vizat, rinia e Kosovës padrejtësisht e privuar nga lëvizja e lirë

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 14:08
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mbajtur sot një ligjëratë me studentët e "Kosovo International Summer Academy", akademi kjo verore që ka 64 pjesëmarrës nga 31 shtete nga të gjitha kontinentet.

Ajo me këtë rast ka diskutuar për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, vlerën e shtetit dhe shtetësisë dhe përkushtimin e pandalshëm për procesin integrues euro-atlantik.

“Rinia jonë, padrejtësisht është e privuar nga lëvizja e lirë, nga ngritja e kapaciteteve të tyre për të qenë të barabartë me moshatarët e tyre, vlerat evropiane dhe ballafaqimin me sfidat që ofron globalizmi. Ne jemi gati për marrjen e përgjegjësive, duke qenë pjesë e pandashme e vlerave evropiane”, shkruan Hoxha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat