Moti në Kosovë, gjatë ditëve në vijim

Kosova

Moti në Kosovë, gjatë ditëve në vijim

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 22:44
Ilustrim

Mot më stabil dhe kryesisht me diell në ditët në vijim.

10.07.2018 – Fusha të presionit të lartë dhe masa më të ngrohta ajrore që po depërtojnë mbi rajon do të mundësojnë ditëve në vijim mot më stabil, më të ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Në ndërkohë mbi Evropën qendrore po kalon një vorbull ciklonike me masa më të ftohta ajrore, e që në fundjavë këto masa të ftohta ajrore gradualisht do të shtrihen mbi rajon duke zbritur lehtë temperaturat, e të dielën mbrëma me mundësi edhe për reshje shiu.

11.07 – Mot i ngrohtë, kryesisht me diell.
12.07-13.07 – Mot i ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.
14.07-15.07 – Mot kryesisht me diell. Të dielën gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 12C deri në 14C, e ato maksimale nga 27C deri 29C, e në fundjavë do të zbresin deri në 25C.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga krahu verior 1-5m/s.

Shtypja atmosferike, do të shënojë rritje të lehtë, por që do të mbetet rreth vlerave normale. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat