BERZH-it mbledh 130 mijë euro për fëmijët me kancer

Kosova

BERZH-it mbledh 130 mijë euro për fëmijët me kancer

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Stafi nga zyrat e BERZH-it në Prishtinë, Tiranë dhe Londër kanë mbledhur rreth 80,000 euro për fëmijët me kancer gjatë vitit të kaluar, të cilat janë rritur me një donacion shtesë prej 50,000 euro nga BERZH-i në Londër.

Shefi i zyrës në Kosovë, Neil Taylor, sot do të vizitojë Klinikën e Onkologjisë për Fëmijë në ora 13.30 për t'ia dorëzuar çekun me shumën e plotë Fondacionit Kujdesi për Fëmijët e Kosovës.

Kujdesi për Fëmijët e Kosovës siguron që të gjithë fëmijët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (spitali kryesor që trajton fëmijët me kancer në Kosovë) të marrin ilaçet që u nevojiten. Fondacioni punon në baza vullnetare që nga viti 2013.

“Në korrik të vitit 2017, iniciativa e komunitetit të BERZH-it, filloi të mbështesë fondacionin me ç’rast 25 punonjës në zyrat në Prishtinë dhe Tiranë, si dhe në selinë qendrore të Bankës së Londrës filluan të mbledhin mjete. Fushata për mbledhjen e mjeteve zgjati deri në janar 2018 dhe përfshinte koncerte në Prishtinë, Tiranë dhe në selinë qendrore të Bankës në Londër. Gjatë fushatës, stafi i bankës shkoi në një vizitë argëtuese në klinikën onkologjike për fëmijë me muzikë dhe dhurata, të filmuar nga stacioni televiziv kombëtar KTV. Në mesin e vizitorëve ishin këngëtari Shpat Deda, një punëtor i BERZH-it në atë kohë, i cili solli kitarën e tij. Të ndjekur nga të gjithë kolegët nga zyra, dy pjesëtarë të stafit, Vlora Avdiu Burani dhe Hekuran Neziri veshën kostume të Disneyt për të argëtuar fëmijët.

Çeku i BERZH-it do t'i dorëzohet Sevim Cincit nga SfKK dhe drejtoreshës së repartit të klinikës, Violeta Grajqevci Uka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat