Zgjedhën tre fituesit e garës “Kritikët e rinj” të Kosovës

Kosova

Zgjedhën tre fituesit e garës “Kritikët e rinj” të Kosovës

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 16:52
Gara ka paraparë çmime për storie kritike me shkrim, video dhe fotografi.

Laboratori i Inovacioneve të UNICEF, në bashkëpunim me organizatën PEN, ka mbajtur sot garën për “Kritikët e rinj” si pjesë e e Programit PONDER që synon fuqizimin e të rinjve përmes shkrim-leximit kritik, medial. Ky është edicioni i dytë i kësaj gare prej së cilës kanë dalë tre fitues gjithsej.

Gara ka paraparë çmime për storie kritike me shkrim, video dhe fotografi.

Ashtu si të gjitha pjesët e Programit Ponder, gara e kritikëve të rinj ka për qëllim që të zhvillojë aftësitë e mendimit kritik dhe qasjes sfiduese ndaj informacionit, përmes shkrimit dhe leximit medial.

Gara ka përmbledhur të gjithë angazhimin e te rinjve drejt kontributit për të bërë ndryshime në shoqëri, duke sfiduar stigmatizimin shoqëror dhe duke i dhënë kahje pozitive zhvillimit të shoqërisë tone. Këtë, te rinjtë e kane synuar duke zhvilluar qasjen kritike ndaj dukurive te ndryshme dhe të shprehurit e saj përmes artikujve, videove dhe fotografive – këto 3 kategori te hapura për aplikim ne këtë gare.

Gjate eventit, zëvendës-shefi i zyrës se UNICEF ne Kosove, James Mugaju, deklaroi se zyra e UNICEF ne Kosovë në bashkëpunim të ngushtë me misionin e OSBE-së në Kosovë dhe OJQ PEN janë duke e mbështetur këtë program për shkak besojmë që nëse investohet në aftësitë e mendimit kritik, do të ketë më shumë te rinj me aftësinë për të filtruar mesazhet në rrjetet sociale.

“...dhe këta te rinj do të mund të sfidojnë informacionin subjektiv, apo raportet e njëanshme mediale. Ne dëshirojmë qe ju te keni aftësi për jete, dhe aftësi për pune. Ne duam qe ju te arrini potencialin e plote për t’u bere qytetare te përgjegjshëm te vendit tuaj, dhe ne duam qe ju te bëheni anëtarë produktiv te shoqërisë suaj. Origjinaliteti i këtyre programeve ne UNICEF Innovations Lab Kosovo qendron ne ate se ato janë te dizajnuara nga te rinjtë, për te rinjtë e Kosovës”, ka thënë Mugaju.

Gara ka pasur tre fitues: 2 me artikujt me të mirë dhe 1 me fotografinë më të mirë.

Juria në përbërje prej Leonora Aliu, Donjeta Demolli dhe Bardhi Bakija kanë vlerësuar këto storie si më të mirat ngase trajtojnë në mënyrë të strukturuar, e të argumentuar mirë, ngase trajtojnë tema tabu në shoqërinë kosovare si dhe tema që kanë të bëjnë me të drejtat e grave të garantuara me ligj por që nuk po gjejnë zbatim në shoqërinë kosovare.

Dy fituesit e artikujve me te mire janë: Gylymser Hoxhaj me artikullin “Abortet e pasigurta, një kapitull i heshtur Kosovar” dhe Uresa Ahmeti me artikullin “How does Eve Ensler challenge taboo in The Vagina Monologues?”.

Që të dyja fitueset thanë se kanë zgjedhur këto tema pikërisht sepse kanë dashur të trajtojnë të drejtën e gruas dhe pozitën e saj në shoqërinë vendore.

Ndërsa fitues për fotografinë më të mirë ishte Sovran Nrecaj me foton mbi të drejtat e barabarta në pronë. "Si planet, toka është e të gjithëve dhe e askujt. Por, prona e prindërve të mi u vendos të trashëgohet tek unë dhe motra, e ndarë barabartë për të dy. Në pjesën time, unë kam mbjellë bari, ndërsa motra... kushedi se çfarë farash gjenden në pjesën e saj të lëvruar!", tha Nrecaj gjatë prezantimit të sinopsisit të fotografisë.

 Laboratori i Inovacionit në UNICEF për dy vite është pjesë e programit Ponder dhe përmes trajnimit direkt të 300 të rinjve pa dallim gjinie apo etniteti, ka përcjellë 70 pjesëmarrës të programit në zhvillimin e tyre profesional, përmes ofrimit të punës praktike në platformat mediale në tërë Kosovën; ka ofruar mentorim dhe monitorimit drejt suksesit te 22 të rinjve që janë punësuar në media.

Përves çmimeve fituese, te gjithë te rinjtë të cilët kanë aplikuar në këtë garë tani më kanë hyrë në rrjetin e kritikëve të rinj, dhe si të tillë përmes kësaj gare do të publikohet puna e tyre në platformën Ponder – www.ponder-ks.org, e që ka për qëllim rrjetëzimin e të rinjve që ndajnë interesa të ngjashme, dhe që duan të zhvillojnë mendimin kritik dhe ë bëhen qytetarë aktiv në shoqërinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat