Vazhdon kampi veror me fëmijët e familjeve të ndjeshme sociale

Kosova

Vazhdon kampi veror me fëmijët e familjeve të ndjeshme sociale

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 10:53
Kampi veror me fëmijët e familjeve të ndjeshme sociale

Në ambientet e Termokiss-it po vazhdon të mbahet kampi veror "ARTivizmi edukativ" i cili ka mbledhur rreth 100 fëmijë të familjeve kategorive të ndjeshme sociale.

Sipas njoftimit të organizatorëve, dy ditët e para fëmijët janë socializuar përmes organizimit të lojërave të ndryshme, ndërsa tani kanë filluar me mbajtjen e punëtorive për aktrim, letërsi, pikturë, aktivizëm dhe avokim.

Nën mentorimin e stafit të ETEA-s, fëmijët do të përgatisin një program artistik në këto fusha dhe do ta shfaqin pas përfundimit të kampit.

"Ky program do të ketë për tematikë avokimin për parandalimin e braktisjes së shkollimit, promovimin e rëndësisë së shkollimit dhe të drejtave të fëmijëve", thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Ky kamp veror organizohet nga OJQ ETEA, është mbështetur financiarisht nga Terre des hommes Kosova dhe do të zgjasë deri më 24 korrik. Realizimin e këtij kampi e kanë mbështetur Termokiss, SOS Fshatrat, Qendra për Punë Sociale, shkollat fillore "Asim Vokshi", "Qamil Batalli", "Emin Duraku" etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat