Lufta kundër krimeve kibernetike, kërkohet hartimi i planeve konkrete

Kosova

Lufta kundër krimeve kibernetike, kërkohet hartimi i planeve konkrete

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 13:39
Foto nga takimi

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, deklaroi sot se është e domosdoshme ngritja e sigurisë në gjitha institucionet publike, duke vlerësuar rëndësinë që ka siguria kibernetike dhe sipas nevojave të hartohen plane konkrete të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe teknologjike.

Shkodra, i cili njëherësh është koordinator kombëtar i Strategjisë Shtetërore për Siguri Kibernetike, vlerësoi punën që kanë bërë të gjitha institucionet në implementimin e planit të veprimit të strategjisë 2016/19, duke kërkuar që ato aktivitete që nuk janë realizuar, të kryhen gjatë pjesës së dytë të këtij viti.

Ai në takimin e rregullt të Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, theksoi se tashmë është dërguar në qeveri për miratim koncept-dokumenti për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik, i cili parasheh avancimin e fushës ligjore në fushën e parandalimit dhe luftimit kibernetikë.

Po ashtu, zëvendësministri Shkodra theksoi se koncept dokumenti është shumë më i avancuar së ligji aktual, duke iu përshtatur edhe trendëve të teknologjisë dhe është i harmonizuar edhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Në këtë takim përveç prezantimit të aktiviteteve në zbatimin e planit të veprimit nga secili anëtar i Këshillit, po ashtu u miratua propozimi për krijimin e nëngrupit që do të diskutojë nevojat për ngritje të sigurisë së sistemeve të TI-së në institucionet publike dhe private.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat