Vdekja e dy personave në Suharekë, anulohet aktiviteti “Diafest” për mërgimtarët

Kosova

Vdekja e dy personave në Suharekë, anulohet aktiviteti “Diafest” për mërgimtarët

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 18:58
Pamje nga aksidenti

Komuna e Suharekës ka anuluar koncertin ‘Diafest’ pas aksidentit me dy të vdekur.

Fatkeqësi të shumta i kanë prekur banorët e Komunës së Suharekës këtë verë.

Sot ndodhi edhe një aksident, ku humbën jetën dy banorë të kësaj komune.

Kryetari Bali Muharremaj në nderim të këtyre viktimave ka anuluar koncertin e paraparë të mbahej sonte.

“Komuna e Suharekës, po përjeton çaste jo të mira këto ditë. Raste jo të këndshme po ndodhin, sidomos raste tragjike në komunikacion ku po humbin jetën qytetarët tanë. Sot edhe një rast i rënd tragjik në komunikacion, ku humbën jetën dy të rinj nga fshati Mushtisht i Suharekës. Ky rast ka prekur rënd kryetarin e Komunës z. Bali Muharremaj, i cili ka anuluar koncertin e sotëm që ishte i planifikuar të mbahej në kuadër të aktiviteteve për mërgimtarët tanë, Diafest. Dhashtë zoti të mbetet i fundit!”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Suharekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat