Memorandum për ndërtimin e rrugës në Gjurgjevik të Madh të Klinës

Kosova

Memorandum për ndërtimin e rrugës në Gjurgjevik të Madh të Klinës

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 11:53
Nënshkrimi i memorandumit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me Ministrin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe në harmoni të plotë me kërkesat e qytetarëve të Gjurgjevikut të Madh, të shprehura përmes kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, nënshkruan sot memorandumin e mirëkuptimit si tri institucione, për të ndërtuar rrugën në fshatin Gjurgjevik të Madh të Komunës së Klinës.

Sipas kumtesës për media, kjo rrugë do të ndërtohet me ndihmën reciproke të Ministrisë së FSK-së, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Klinës. Kështu do t’i ofrohet mundësia këtij fshati të ketë lidhje më të shpejtë me fshatrat përreth dhe qytetin e Klinës.  Gjithashtu kjo do të jetë edhe një mundësi e mirë për t'u zhvilluar pjesët piktoreske të kësaj ane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat