Alarmante, për 24 orë 79 aksidente, 4 me fatalitet

Kosova

Alarmante, për 24 orë 79 aksidente, 4 me fatalitet

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 79 aksidente trafiku, katër prej tyre me fatalitet, 23 me të lënduar dhe 52 pa të lënduar.

Ndërsa numri i tiketave të shqiptuara nga ana e policisë gjatë 24 orëve të fundit  ka arritur në 1 mijë e 772.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë arrestuar 26 persona, 17 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat