MI përkrah dy projekte në Zubin Potok

Kosova

MI përkrah dy projekte në Zubin Potok

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:43
Pal Lekaj priti në një takim kryetarin e Zubin Potokut, Stevan Vulkovic

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një takim kryetarin e Zubin Potokut, Stevan Vulkovic, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për dy projekte të kësaj komune.

Vlera e këtyre dy projekteve është 626 mijë euro dhe ato janë të rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe të turizmit të kësaj ane, njëkohësisht edhe për lëvizje të lirë dhe pa pengesa për të gjithë qytetarët tanë.

Lekaj tha se qëllimi i këtij memorandumi është financimi i këtyre dy projekteve infrastrukturore, të komunës së Zubin Potokut, që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe se çfarëdo kërkese nga kjo komunë për projekte infrastrukturore, por edhe për projekte tjera do ta kenë mbështetjen e tij.

Ndërkaq kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vulkoviq, ka thënë se këto dy projekte do të jenë ndihmesë e madhe për qytetarët e komunës së tij dhe për zhvillim edhe më të madh të turizmit në këtë komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat