Lajm i mirë për komunën e Obiliqit

Kosova

Lajm i mirë për komunën e Obiliqit

Nga: D.RR Më: 3 gusht 2018 Në ora: 18:55
Obiliq

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar qytetarët e vet se Qeveria e Repubikës së Kosovës, Ministria e Financave, sot në Qarkoren Buxhetore 2019/02, njoftoi se nga viti 2019, Ligji për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit është krijuar mekanizmi për transferimin e pranimeve nga renta minerale e arkëtuar nga buxheti qendror për alokime në komunën e Obiliqit.

Me këtë, buxheti i komunës së Obiligjit në vitin 2019 do të rritet mbi 4.972.124 euro.

Njoftimi

Urime qytetarë të Obiliqit

Të nderuar qytetarë, Më lejoni të u njoftoi se Qeveria e Repubikës së Kosovës, Ministria e Financave, sot në Qarkoren Buxhetore 2019/02, njoftoi se nga viti 2019, Ligji për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit është krijuar mekanizmi për transferimin e pranimeve nga renta minerale e arkëtuar nga buxheti qendror për alokime në komunën e Obiliqit, e kështu buxheti për komunën tonë në vitin 2019, do të rritet plus 4,972.124€. Me këtë rast falenderoi; Qeverinë, Kryeministrin, Ministrat, Kuvendin, Kryeparlamentarin, Deputetët, Grupet Parlamentare, Komisionet Parlamentare dhe të gjithë ata që punuan dhe kontribuan në realizimin e Ligjit për Obiliqin.

Me respekt, Xhafer Gashi Kryetar i Komunës së Obiliqit.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat