Më shumë se 70 persona vdiqën në aksidente këtë vit, mijëra të tjerë pësuan lëndime

Kosova

Më shumë se 70 persona vdiqën në aksidente këtë vit, mijëra të tjerë pësuan lëndime

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 08:21
Ilustrim

Përmes statistikave mujore të policisë është bërë e ditur se gjatë periudhës kohore janar-korrik 2018 kanë humbur jetën 67 persona në aksidente të ndryshme në komunikacion. Ndërsa vetëm në katër ditët e para të gushtit rrugët ua morën jetën edhe 7 personave tjerë, kështu duke shkuar numri në mbi 70 persona të vdekur në aksidente.

Gjatë peridhës janar-korrik 2018 kanë ndodhur gjithësej 3434 aksidente me lëndime duke mbetur të lënduar 6833 persona. Ndërsa më shumë se 5 mijë aksidente trafiku përfunduan vetëm me dëme materiale.

Megjithatë edhe pse shifër e lartë e personave të vdekur në komukacion gjatë muajve janar-korrik 2018 me gjithësejt 67 të vdekur, nëse e krahasojmë me periudhën e vitit të kaluar kjo shifër është më e ulët për katër persona. Vitin e kaluar për 7 muaj në komukacion kishin humbur jetën 71 persona.

Sidoqoftë muaji korrik në vendin tonë ka shqetësuar të gjithë qytetarët për numrin e shumtë të aksidenteve fatale dhe atyre me persona të lënduar. Për këtë Policia e Kosovës ka shqiptruar afro 300 mijë tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.
Me datën 8 korrik në Duhël të Suharekës, kishin humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku një familje 5 anëtarësh, e në mesin e viktimave, ishin edhe dy fëmijë. Një i ri 20 vjeçar, nga Mitrovica, po ashtu kishte humbur jetën në një aksident trafiku. Gruaja që i kishte shpëtuar dy infarkteve në zemër dhe operacionit që kishte zgjatur 13 orë, deri sa po kthehej nga spitali ku ishte nisur për në shtëpi, humbi jetën në aksident trafiku në Gllarevë të Klinës, bashkë me të shoqin dhe vëllain. E këto janë vetëm disa nga aksidentet që kanë ndodhur gjatë korrikut në vendin tonë, duke e çuar në 15 numrin e viktimave të aksidenteve për këtë muaj.

Policia e Kosovës gjatë gjithë kohës ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, madje ka formuar një task-forcë, për të parandaluar aksidentet e trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat