Moti në Kosovë për ditët në vazhdim

Kosova

Moti në Kosovë për ditët në vazhdim

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 00:06
Ilustrim

Kthehet vera, ngritën temperaturat në Kosovë.

Mot më diell pritet të mbajë edhe nesër (e diel), ndërsa nga java e ardhshme vala e të nxehtit që ka kapluar perëndimin e kontinentit do të shtrihet edhe mbi vendin tonë, por që nuk pritet të sjellë temperatura të jashtëzakonshme sikur në vendet tjera evropiane.

Me 5 gusht – Mot i nxehtë, kryesisht me diell.
Me 6 gusht – Mot i nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 28C deri në 31C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë një rritje të lehtë mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat